Rekord: 10-fishohet numri i shqiptarëve azilantë në korrik.

Askush nuk e di me saktësi se sa shqiptarë e lënë vendin e tyre çdo ditë, por Frankfurter Allgemeiner Zeitung shkruan se korriku ka shënuar një tjetër rekord shqiptarësh që kërkojnë azil.

Sipas FAZ, janë plot 7 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil në këtë muaj, ndërkohë që vitin e shkuar ishin vetëm 766, pra një rritje e dhjetëfishtë.

Gazeta më e madhe gjermane, Bild raporton për një studim të fondacionit Fridrish Ebert, që arrin në përfundimin se 66.7 përqind e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi.

Destinacioni i preferuar: Gjermania, Zvicra dhe Britania.

Shqiptarët janë në vend të parë përsa i përket dëshirës për të emigruar.

Më pas vijnë kosovarët me 55 përqind dhe maqedonasit me 52 përqind.

Ndërkohë këtë javë në vendin tonë do të mbërrijnë nga Gjermania dy avionë charter me azilkërkues shqiptarë.

 

SHKARKO APP