Rekord historik.Shqiperia lë pas Francën, renditet 22-ta në Botë

 

Edhe kjo ndodhi. FIFA publikoi sot renditjen e ekipeve për muajin gusht. Shqiperia arrin një rekord historik duke u pozicionuar në vendin e 22-të. Në krahasim me renditjen e muajit të kaluar, kombëtarja kuqezi ka ngjitur 14 vende duke lënë pas edhe Francën. Ky është pozicioni më i mirë që vendi ynë ka pasur ndonjëherë në renditjen e FIFA-s. Sa i përket ekipeve që bëjnë pjesë në grupin tonë për eleminatoret e Euro 2016, vetëm Portugalia pozicionet më mirë se ne, duke mbajtur vendin e gjashtë.

Danimarka, e cila është e dyta në renditjen në grup qëndron në vend të 25-të. Serbia mban vendin e 66-të, kurse Armenia në vend të 88-të. Serbët janë akipi që kanë humbur më shumë pozicione duke zbritur plot 23 vende nga renditja e muajit korrik. Ky rezultat për ekipin tonë vjen pas fitores me Francën dhe marrjes së tre pikëve nga Gjykata Sportive për ndeshjen me Serbinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arritjen historike të Shqipërisë e ka përshëndetur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot jemi vendi i 22-të në botë. Jam shumë i lumtur me këtë arritje të futbollit tonë. Falenderoj të gjithë bashkpuntorët, lojtarët dhe tifozët. Ky sukses na takon të gjithëve. Krenar me këtë kombëtare. Urime të gjithëve”,- shkruan Duka në Facebook. Meritë të madhe në këtë arritje ka padiskutim edhe trajneri italian, Gianni De Biasi, i cili rinovoi ekipin me futbollistë të rinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?