Rekord i frikshëm/5 viktima dhe 257 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Situata me Covid-19 në Shqipëri vijon që të jetë e rëndë, pasi në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja kanë kalur një rekord prej 257 dhe se betejën nuk e kanë fituar pesë pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 65-vjeçar nga Kavaja, një 75-vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare”,- thuhet në tej në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 1398 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë. “Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh”,- informon më tej ministria e Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Kurse gjendja në spitalet Covid është kjo. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

“Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar. Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5-2 m dhe higjienën e duarve. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- thuhet në fund të deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarë për mediet.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 257
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1398
Testime totale 103,402
Raste pozitive 16212
Raste të shëruara 9864
Raste Aktive 5909
Humbje jete 439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2935
Durrës 620
Shkodër 439
Korçë 329
Fier 336
Lezhë 299
Elbasan 257
Vlorë 210
Berat 174
Kukës 167
Dibër 78
Gjirokastër 65

SHKARKO APP