Rekord infektimesh me COVID-19, 48 raste pozitive brenda 24 orëve

Dita e sotme shënon një tjetër rekord të infektuarish nga koronavirusi në vendin tonë.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 48 persona, duke e çuar në 1464 numrin total të të infektuarve.

Sipas ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 24 raste në Tiranë, 8 raste në Krujë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 në Lezhë, 2 në Pukë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kamzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ministria bën të ditur se Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.

Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?