Rekord infektimesh, mjeku Pilaca tregon se janë dy arsye kryesore

Kjo javë ka qenë e rëndë sa i takon shifrave për pandeminë e Covid-19. Mjeku infeksionist, Arben Pilaca thotë se shkak i rritjes së shifrave si në raste të reja dhe në viktima, janë dy arsye kryesore.

Së pari ai përmendi hapjen e aktiviteteve si shkollat, të cilat ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve dhe së dyti përmendi futjen në një stinë ku virozat janë të shpeshta, gjë që e bën edhe më kaotike situatën. Pyetjes sesi do të mund të diferencojnë njerëzit një virus te stinës nga Covid-19, duke qenë se kanë dhe simptoma të ngjashme mjeku tha se nuk është diçka e lehtë që mund të bëhet nga popullsia.

Një element kryesor që do të bënte diferencën është rrufa dhe tështimat që sipas mjekut nuk janë simptoma që nuk identifikojnë Covid-19 dhe kjo do të ishte një formë sesi popullsia mund të dallojë virusin e zakonshëm nga Covid-19 pa pasur nevojë për të përhapur panik.

“Këto shifra në rritje në Shqipëri unë do të thoja që kanë qenë të pritshme, e rëndësishme është tani si do sillemi ndaj atyre shifrave, si do menaxhojmë”,-tha Arben Pilaca në ”Euronews”.

SHKARKO APP