”Rekord” në vend. 1 qytetar i prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Si kurrë më parë, që kur u shënua dhe rasti i parë me Covid-19 në Shqipëi, në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i ri nga virusi. ”1 qytetar në Bashkinë Pogradec”. Humbje jete nuk ka. Janë 186 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 66
Testime totale 2,006,085
Raste pozitive 332,143
Raste të shëruara 328,363
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Gjirokastër 14
Fier 6
Elbasan 6
Vlorë 4
Berat 3
Durrës 3
Lezhë 3
Shkodër 2

SHKARKO APP