Rekord vdekjesh, 15 humbje në 24 orë. 836 raste të reja nga Covid-19
Shifrat e Covid-19 në Shqipëri, sa vijnë dhe shtohen. Në 24 orët e fundit betejën nuk e kanë fituar 15 qytetarë të prekur nga virusi vdekjeprurës, ku mes viktimave është edhe foshnja 16 muajsh. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 45 vjeçar, një 80-vjeçar, një 82-vjeçar nga Tirana, një 49-vjeçar nga Lezha, një 58-vjeçare nga Saranda, një 61-vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66-vjeçar dhe një 72-vjeçare nga Pogradeci, 71-vjeçar nga Fieri, 86-vjeçar nga Lushnja”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu, në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë 836 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin”,-informon më tej Ministria e Shëndetësisë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Kufizoni kontaktet dhe mos qëndroni në asnjë lloj grupimi me më shumë se 10 persona, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
”Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për Covid-19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”,-mbyll njoftimin Ministria e Shëndetësisë
COVID-19-Statistika (20 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 836
Të shëruar ne 24 orë 490
Të shtruar në spitale 436
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2,677
Testime totale 168,294
Raste pozitive 31,459
Raste të shëruara 15,055
Raste aktive 15,732
Humbje jete 672
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8082
Durrës 1180
Elbasan 742
Fier 1151
Korçë 905
Vlorë 745
Shkodër 866
Lezhë 667
Berat 507
Kukës 317
Dibër 142
Gjirokaster 428