Rekord/11 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri nga Rinasi, në 12 orë
Në 12 orët e fundit në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 11 mijë persona. Shifra e rrallë konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit,Genti Mullai.
Në një shënim në Facebook ai shkruan se bëhet fjalë për mijëra turistë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe për shqiptarët që vijnë në atdhe për pushime.
“Fluks i madh në hyrje për Shqipëri. Mijëra turistë e vizitorë nga vende të ndryshme të botës, mijëra bashkëkombas që jetojnë e punojnë në BE. Policia Kufitare me 9 sportele në hyrje. Shërbim cilësor i kulturuar nga punonjësit e Policisë Kufitare Rinas. Gjatë 12 orëve të fundit mbi 11 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Welcome in Albania!”,- shkruan Mullai.
https://www.facebook.com/genti.mullai.5/videos/1636997402985736/

