Rekrutimet për ISIS, të arrestuarit mohojnë akuzat
Katër personat, që u arrestuan nga policia shqiptare një ditë më parë si pjesë të një grupi që rekrutonte luftëtare për në Siri, kanë mohuar akuzat e prokurorisë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë më dije së katër të arrestuarit mes tyre edhe nje mjek, kanë pohuar se nuk njihen me njeri tjetrin dhe se nuk kanë kryer anjë nga vëprat për të cilat akuzohen.
Ata pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të renda për tu vlerësuar më masën e sigurisë ku mesa duket do të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe para gjykatës.
Arrestimi i tyre u bë gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa policia e publikoi më vonë lajmin e arrestimit të tyre, pasi përfundoi i gjithë aksioni në rajon. Të arrestuarit dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe ndihmonin në rekrutimin e të rinjve për t’iu bashkuar terroristëve të ISIS-it.
Hetimi i kësaj çështjeje është mbajtur sekret për shkak të natyrës së saj dhe policia publikoi vetëm inicialet e të arrestuareve. Ndërkohë dyshimet janë se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
KOHA JONË SONDAZH

