Rekrutimi i Majorit Feka në trafikun e drogës, në pistë hetimi kunati i tij

Majori i ushtrisë shqiptare trafikant droge,

Rama në Kuvend: Feka një ndër pilotët më të besuar

Rasti i Fekajt sporadik, mos ngrini akuzat mbi gjithë Forcat Ajrore”

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet në lidhje me përfshirjen e majorit shqiptar Sokol Feka në trafikun e drogës.

Burime konfindenciale thanë për Ora News, se ai mund të jetë përfshirë në rrjetet e trafikut ndërkombëtar nga kunati i cili rezulton i dënuar për të njëjtën akuzë.

Ndërkaq mësohet se për rastin po heton edhe Sherbimi i Inteligjences ushtarake.

Burimet thanë se agjentët e SHIUT janë përqëndruar kryesisht tek hyrjet daljet e majorit në të gjitha pikat kufitare, pasi dyshohet se Feka mund të jetë larguar nga vendi pa u regjistruar në Sistemin e TIMS.

Ndërkaq në kuadër të hetimeve për ngjarjen në Malaga, autoritetet spanjolle kanë kërkuar informacione shtesë nga pala shqiptare.

SHKARKO APP