Rektori i Universitetit të Shkodrës pas takimit me Mesin: Kërkesat e studentëve, të drejta
Zëvendës/kryeministrja Senida Mesi zhvilloi një takim me Rektorin e Universitetit të Shkodrës, ku në qendër ka qenë njohja me situatën pas protestës së studentëve.
Rektori Bekteshi pas takimit tha se protesta e studentëve është e drejtë dhe është koha për të reflektuar.
Bekteshi: Kërkoi informacion për statistikat lidhur me numrin e studentëve, studentët që janë me mesatare 8-9, studentët me mesatare mbi 9. Ne i kërkuam investime për Universitetin e Shkodrës. Më gjerë do të diskutohet me Senatin Akademik.E kam theksuar që protesta e studentëve është jashtëzakonisht e drejtë. Duhet të mendojmë mirë sepse Universitetet janë përgjegjëse për edukimin e brezit të ri. Është brezi më vital në Shqipëri, studenti. Nëse ne e shpërdorojmë bëjmë një gabim shumë të madh. Ka ardhur koha të mendohet shumë mirë për arsimin e lartë që ka disa vite që nuk është motivuar për zhvillim.
Pyetje: Morët premtim nga zonja Mesi që do të ketë ndërhyrje?
Bekteshi: Mesi tha se janë ngritur grupe pune që po merren problematikat pastaj do të shtrohen për zgjidhje.
Pyetje: A jeni ju Rektorët fajtorë siç thotë Rama?
Bekteshi: Studentët janë ato që e vlerësojnë më mirë se të gjithë dhe ju i dini se çfarë kanë artikuluar studentët. Korrupsioni në Universitete luftohet në bashkëpunim pedagog-student. Shpresoj që kjo revoltë e studentëve ti ketë bërë ata të ndërgjegjshëm që të kontrollojnë punën e çdo pedagogu. Studenti është një subjekt i edukimit, pjesa më e madhe e tyre e duan studimin cilësor dhe këta duhet të ushtrojnë presion mbi pedagogët në mënyrë që ata të japin me të vërtetë maksimumin e tyre që studenti kur të dalë në treg të jetë më së miri i përgatitur.
KOHA JONË SONDAZH

