Rendi dhe siguria? Vrasje thuajse çdo ditë, policia merret me ”Zogun”

4 vrasje në 10 ditë, dy prej tyre atentate. Ky është bilanci situatës kriminale vetëm në këto 1o ditët e para të këtij viti që kanë tronditur opinionin publik. Numri i viktimave shkon mbi 10, pasi aksidentet rrugore me pasojë vdekjen, kanë qenë pothuajse të përditshme.

E para ishte vrasja e biznesmenit, Guxim Gjyriqi, përpara lokalit të tij dhe më pas atentati me snajper ndaj Kastriot Reçit, në qendër të Rrëshenit. Tronditëse ishte edhe historia e 51-vjeçares në një fshat të Mallakasatrës, e cila u grabit, u lidh dhe u mbyt në një rezervuar në mënyrë makabre. Një tjetër nëne të re iu mor jeta me shkop druri në Paskuqan.

Lajmet e kronikës së zezë janë ushqyer këto ditë edhe me sagën e përgjimeve të Hermes Nikajt, i njohur ndryshe “Zogut të Tiranës”. Policia Kriminale tregon se është e angazhuar fuqimisht vetëm në goditjen e prostitucionit në qendrat e masazheve. Pasioni më i madh për Policinë Kriminale është ta kalojë kohën nëpër qendrat estetike, se të vihet në ndjekje të vrasësve. “Zogu i Tiranës”, që ka mbushur edhe mediat, duket se është historia e suksesit të policisë sonë.

SHKARKO APP