Rëndohet bilanci i aksidentit në Mamurras. Tre persona humbën jetën. Në makinë ndodhej edhe një person tjetër

Një tjetër viktimë është shënuar në aksidentin Milot-Mamurras. Polumbarët kanë gjetur në kanalin me ujë trupin e pajetë të Nikoll (Dritan) Gjonit.

Bilanci i aksidentit ka shkuar në tre viktima teksa automjeti tip ”Toyota” që po udhëtonte në rrugë çau bordurën dhe ra në kanalin me ujë.

Viktimat e tjera ishin S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka shkaktuar deri më tani 3 viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?