Rëndohet gjendja e grave naftëtare në Ballsh, kanë rrahje të forta zemre dhe të vjella

Gjendja e naftëtarëve në Uzinën e Ballshit është rënduar. Mësohet se katër gra të cilat ndodhen prej 8 ditësh të ngujuara në godinën e Uzinës, janë me të vjella, rrahje të forta zemre dhe me temperaturë. Paçka gjendjes së tyre të rënduar, ato nuk pranojnë që të marrin mjekim në spital.

Një prej tyre është në gjëndje më të rëndë duke kërkuar kështu ndihmën e mjekëve. Silvana Fejzaj, është njëra nga gratë greviste që ka dashur ndihmën e mjekëve. Në këto momente pranë saj ka shkuar urgjenca e spitalit Ballsh për t’i bërë një serum.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 25 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.

SHKARKO APP