RENEA i vrau ish-burrin por merret nën hetim ish-gruaja

Ngjarja në Elbasan është përtej kufijve të imagjinates. Detajet janë të shumta por e fundit është që ish-gruaja e 71-vjeçarit, Floresha Zhidru do të hetohet për “moskallëzim krimi” pasi nuk tregoi që ish-bashkëshorti i saj ishte i armatosur. I moshuari kishte në banesën armën kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim. Gjatë ndërhyrjes së forcave RENEA, 71-vjeçari i ka kërcënuar se do t’i hidhte në erë.

SHKARKO APP