RENEA në aksion për kapjen e personave të rrezikshëm, 5 të shoqëruar në Lezhë
Zbardhen detaje nga aksioni i forcave RENEA, të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në disa qytete të vendit, pas urdhrit të kryepolicit Gledis Nano, me qëllim kapjen e personave në kërkim.
Raportohet se nga aksioni i zhvilluar në Qarkun e Lezhës, RENEA ka shoqëruar të paktën 5 persona, pjesa më e madhe e tyre për ushtrim veprimtarie të lojërave të fatit.
Mësohet se në fokus të aksionit të RENEA-s kanë qenë ambientet, ku dyshohet se qëndrojnë personat problematikë apo me precedentë penalë.
KOHA JONË SONDAZH

