RENEA nis supërmësymjen në Lazarat, kontrolle në banesa, 9 nga “grupi i zjarrit” në kërkim

 

Forcat e policisë të mbështetura nga ato speciale dhe RENEA kanë nisur mësymjen në Lazarat.

Mësohet se RENEA po ushtron kontrolle në familjet Aliko dhe Shurdhi të këtij fshati, ndërsa raportohet se do të bëhet kontroll në çdo cep të territorit për kapjen e grupit të armatosur që qëlloi ndaj forcave të policisë mëngjesin e 24 qershorit, ku mbeti i vdekur efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe efektivë të tjerë u plagosën.

Ndërkohë është dorëzuar në policinë e Fierit edhe një prej personave të shpallur në kërkim, shtetasi Sebastian Shurdhi, i cili është dërguar në policinë e Gjirokastrës ku po merret në pyetje.

Një ditë më parë u vetëdorëzuan në polici Xhuliano Nuri,Fatmir Gerveshi,Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Denis Mahmutaj, Jeton Kalemi, Rustem Mahmutaj,Albon Meçi, Xhemil Gjolleshi dhe Eligent Basha .

Ndërkohë policia arrestoi në Lazarat të kërkuarin Sinan Rabaj.

Aktualisht mbeten në kërkim edhe 9 shtetas të tjerë Arbion, Alban e Endush Aliko,Bervin Basho, Edmond Boci, Xhemal Gjini, Albi Mahmuti, Sevo Shurdhi dhe Ani Hiri.

Kush u ndalua dhe kush është në kërkim nga policia

1.   Arbion Aliko, 20 vjeç ( në kërkim)

2.   Alban Aliko, 18 vjeç (në kërkim)

3.   Bervin Basho., 22 vjeç (në kërkim)

4.   Edmond Boci, 48 vjeç (në kërkim)

5.   Zhaklin Derxho, 18 vjeç (I vetëdorëzuar në polici)

6.   Xhuljano Nuri, 22 vjeç (I arrestuar)

7.   Gurim Skënderi, 29 vjeç (I vetëdorëzuar në polici)

8.   Xhemal Gjini, 18 vjeç (në kërkim)

9.   Fatmir Gërveshi, 20 vjeç (i vëtëdorëzuar)

10. G.B., 17 vjeç ( i vetëdorëzuar)

11. Jeton Kalemi, 21 vjeç (I vetëdorëzuar në polici)

12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç ( i vetëdorëzuar)

13. Albon Meçi, 20 vjeç (I vetëdorëzuar në polici)

14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç (I vetëdorëzuar në polici)

15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç (i vetëdorëzuar)

16. Sinan Rabaj, 30 vjeç (U arrestua nga RENEA)

17. Eligent Basha, 21 vjeç (I vetëdorëzuar në polici)

18. Albi Mahmuti ( në kërkim)

19. Sevo Shurdhi ( në kërkim)

20. Endush Aliko ( në kërkim)

21. Ani Hiri. ( në kërkim)

SHKARKO APP