RENEA prangos një të sëmurë mendor, mbante peng nënën
Një i sëmurë mendor është vënë në pranga gjatë ditës së sotme, pasi kishte disa ditë që mbante peng nënën e tij të sëmurë, të cilën nuk e lejonte të merrte as ilaçet, ndërsa kishte kërcënuar me vrasje edhe dajën e tij.
Policia e Tiranës dhe komisariateit të policisë Rrogozhinë në bashkëpunim me Forcat RENEA bënë të mundur arrestimin e një personi pas 4 orë negocimeve për dorëzimin e tij.
Arrestohet në flagrancë shtetasi Gëzim Mustafaj, 47 vjeç, banues në fshatin Gosë, me probleme të shëndetit mendor.
Arrestimi i tij është bërë pas marrjes së një telefonate ku dyshohej se, në Gosë, shtetasi i mësipërm kishte kanosur dajën e tij, 56-vjeçarin me inicialet L. Z., 56 vjeç, banues në Durrës.
Ky person për disa ditë, nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën N. Mustafaj, 76 vjeç, gjithashtu nuk e linte të trajtohej me ushqim dhe ilaçe dhe gjendja e saj shëndetësore sa vinte dhe rëndohej e cila ishte rezidente në Itali.
Pas punës mirë policore dhe negocimeve u arrit të neutralizohej dhe është dërguar tek Spitali numër 5 Tirane për mjekim më të specializuar.
KOHA JONË SONDAZH

