RENEA shtrin kontrollin edhe në lagjet e Gjirokastrës

 

Forcat RENEA po ushtrojnë kontroll jo vetëm në Lazarat, por edhe në dy lagje të Gjirokastrës për kapjen e dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, që dyshohen për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha.

Burime policore bënë të ditur se operacioni po zhvillohet në lagjen pranë Lazaratit, si dhe në lagjen Kodra e Shtufit.

Mësohet se në këto lagje janë kryer kontrolle në disa banesa, ku dyshohej se mund të ishin strehuar të kërkuarit për shkak të lidhjeve të tyre shoqërore.

Njëkohësisht trupat policore po ushtrojnë kontrolle në territorin e Lazaratit.

SHKARKO APP