RENEA zbarkon në Vlorë dhe Fier, kontrolle për njerëz të rrezikshëm
Forca të shumta policie kanë blinduar qytetin e Fierit, Roskovecin dhe Patosin gjatë mbrëmjes së sotme. Mësohet se po bëhen kërkime për persona të cilët janë shpallur në kërkim, lëvizin të armatosur.
Kërkime po zhvillohen gjithashtu edhe për kapjen e personave të cilët merren me trafikimin e drogërave të ndryshme.
Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve ne qarkullim e duke kontrolluar imtësisht mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.
Uniformat blu nuk kanë shmangur as kontrollet fizike në qendër të tre qyteteve. Prani e policisë është vënë re veçanërisht në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit , ndërkohë që patrullime ka në gjithë qytetin.
KOHA JONË SONDAZH

