Rënia drastike e euros, Spahiu: Falë drogës dhe trafiqeve të paligjshme
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një statusi në facebook shkruan se pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave ka rënë lehtësisht në 47.08%, nga 47.2% në dhjetor 2016.
Sipas tij, ky fakt na tregon se depozitat në euro nuk u konvertuan në lekë, pra efekti psikologjik nuk ka ndikuar në rënien e Euros.
Më tej Spahiu, shton se shkaqet e rënies drastike të euros që po sjellin mjaft vështirësi prodhimit, eksporteve dhe punësimit, erdhën nga droga dhe trafiqet e paligjshme.
Statusi i Përparim Spahiut
Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare në Bankën e Shqipërisë raporton se pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave ka rënë lehtësisht në 47.08%, nga 47.2% në dhjetor 2016.
Ky fakt na tregon qartë që depozitat në Euro nuk u konvertuan në Lekë, pra efekti psikologjik nuk ka ndikuar në rënien e Euros.
Gjithashtu, raporti kredi/depozita, në dhjetor 2017, paraqitet në nivelin 51.55% (dhjetor 2016, 51.86%), duke reflektuar një potencial të madh kredidhënie pra, dhe ekonomia, sidomos ndërtimi nuk është financuar nga kredi.
Besoj të gjithë i dimë dhe i kemi thënë më herët shkaqet e rënies drastike të Euros që po sjellin mjaft vështirësi prodhimit, eksporteve dhe punësimit:
Droga dhe Trafiqet e Paligjshme.
KOHA JONË SONDAZH

