Rënia e shkëmbit në rrugë, Shpëtim Gjika ironi me vlonjatët
Aksi rrugor Vlorë-Orikum u bllokua një ditë më parë për shkak se një pjesë e shkëmbit u shkëput dhe bllokoi
qarkullimin e automjeteve.
Shembja e këtij masivi shkëmbor është komentuar nga ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Përmes në
postimi në facebook, Gjika ironizon vlonjatët duke shkruar se “masivët shkëmborë i bllokuan rrugën vlonjatëve për në plazh duke i vonuar kësisoj orarin e llafeve, thashethemeve dhe përgojimeve”.
Gjika u shpreh se e shtuna ishte një ditë e vërtetë pushimi, pasi i hoqi nga “goja” vlonjatëve “punën” e tyre të përditshme… “llafet për njëri-tjetrin”.
Statusi
Të marrsha të keqen o gur !
Si me porosi e bëre sot !
Na bllokove ne vlonjatëve në plazh !
Po shumë mirë na e bëre o gur !
Jo po tërë tangërllëk ne vlonjatët, vijmë në plazh në orën 10 e duam të ikim në orën 13 !
Duam ne të ikim, se medemek aty e kemi plazhin dhe nesër !
Duam të ikim se mbaron orari i llafeve, i thashethemeve, i përgojimeve !
Mos o zot të mungojmë në këtë aktivitet !
Këtu nuk falen mungesat, se po mungove e hëngre, ta futën !
Plazhi aty është dhe nesër !
Sot do merren te gjithë me gurin, shpëtuan njerëzit !
Rrofsh o gur !
Sot na fale një ditë pushimi prej vërteti !
Tani te hoqën o gur, por ti do kujtohesh gjate në mendjet dhe zemrat tona !
Monument do të bëjme o gur, që me prezencën tënde të pa dëshiruar, i dhe Vlorës dhe ne vlonjatëve një dite pa llafe për shoshoqin !
PS: të na falin pushuesit për një ditë të vetme, në të cilën menduam vetëm për veten tonë !

