Reperi shqiptar shkon në hotelin që u shemb i gjithi në Durrës, u çon ushqime zjarrfikësve

Reperi shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, ka ndihmuar disa efektivë të forcave zjarrfikëse që po punojnë në gërmadhat e hotelit “Mira Mare” në Durrës, duke u çuar ushqime.

Teksa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon prej më shumë se 16 orësh, reperi i njohur ka shkuar pranë efektivëve të forcave zjarrfikëse dhe u ka çuar pica, shishe me ujë dhe ushqime të tjera pasi në fakt ata janë heronjtë e kësaj tragjedie.

Qëkur janë stacionuar pranë banesave të rrënuara ku po punojnë për të nxjerr banorët nga rrënojat, zjarrfikësit që kanë shkuar nga çdo repart i Shqipërisë në Durrës e Thumanë, nuk janë ndalur për asnjë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë reperi ai që ka qëndruar disa orë me ta dhe ju ka ofruar ushqim dhe pije. Kujtojmë se deri tani janë shpëtuar 46 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 24 të tjerë dhe më shumë se 650 të plagosur kanë marrë ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?