Replikat Basha-Rama, reagon Shehi: Janë bërë si Big Brother, duan klikime

Dashamir Shehi ka reaguar ashpër lidhur me videot e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Për të ata kanë harruar të bëjnë politikë, por e kanë mendjen te klikimet. Shehi shkoi edhe më tej kur tha se gallatat Rama-Basha ia kanë kaluar edhe vulgaritetit në TikTok e Big Brother dhe sipas tij, po edukojnë keq brezin e ri.
“Basha këto që po bën dyshoj se po i bën nga vëmendja që merr. Unë nuk do e bëja kurrë. Ne gjykohemi këtu për punën e shtetit, jo për meme.
Të dy, ky dhe ai tjetri që është kryeministër e kanë degraduar politikën në këto lloj nivele, unë sdo e bëja kurrë as për një milionë klikime të bija në këtë nivel gallate.
Kot i bien në qafë rinisë së Big Brother dhe Tik Tok. Këto i edukojnë rininë me këtu që bëjnë. Policia jonë në fakt është dramatike dhe tragjike. Unë s’jam kundër që ata ta pranojnë sensin e humorit. Por jo në këto lloj nivelesh”, tha Shehi në ”A2cnn”.