Replikë mes Çaushit dhe Baçit, deputetja e PS ironizon Bardhin: Fierakët janë meraku i kreut të grupit
Një replikë mes deputetes së PS-së, Zegjine Çaushi dhe deputetit të PD-së, Luan Baçi, është zhvilluar në sallën e Kuvendit gjatë diskutimeve për reformën territoriale.
Duke iu drejtuar Baçit, Çaushi e akuzoi atë se po përdor retorikën politike për të krijuar idenë e një shqetësimi të veçantë për qytetarët e Fierit.
Deputetja socialiste ironizoi gjithashtu kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke thënë se interesin për fierakët duhet t’ia lënë atij.
”Zoti Baçi, lëre retorikën politike se i ke ngopur fierakët kaq vite. Mos bëj sikur po të qan shpirti. Aman, lërja kreut të grupit, se ai i ka më shumë merak fierakët”, deklaroi Çaushi.
Replika u bë në kuadër të debatit për ndarjen territoriale dhe shqetësimeve të ngritura në Kuvend lidhur me qytetarët e Fierit.
View this post on Instagram

