Reportazhi në Rai3, Lleshaj flet si Rama: Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen …

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me reportazhin e publikuar një ditë më parë në Rai3.

“Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri.”-shkruan Lleshaj, ndërsa thekson se kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë! ‬

“Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë.Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s. Beteja vijon ?????” – vijon më tej Lleshaj.

SHKARKO APP