Reprezalje me rripin e sigurimit, ndëshkohen 685 qytetarë vetëm në fundjavë

Drejtoria e Policisë Rrugore gjatë fundjavës ka vijuar aksionin për zbatimin e kodit rrugor për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 685 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu  po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.998 masa administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë arrestuar 20 drejtues mjeti nga të cilët:

Swiss Digital Mobile Reklama

7  në gjendje të dehur

13 të pa paisur me Leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 122 Leje Drejtimi, nga këto 18 për alkool, 76 për shpejtësi dhe 28 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 108 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

144 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,

Si dhe 848 masa administrative për shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?