Reshat Arbana-Veliajt: Ka 25 vjet që s’na e hap njeri portën, na i hapni ju të paktën

 

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur sot një takim me artistët.

Mes tyre kanë qenë aktorë të njohur, duke përfshirë edhe Reshat Arbanën, që ka qenë shumë kritik me politikën.

Ai tha se ka 25 vjet që nuk iu a hap njeri portën.

Aktori i njohur kishte edhe kërkesa qytetare, duke kërkuar nga Veliaj të zgjidhë problemin e parkingjeve.

E para: Më pëlqen platforma jote dhe ishalla u realizofshin 35- 40% nga ato që propozuat. Unë kam një gjë fare, fare të vockël: 25 vjet na thuhet se dyert tona janë të hapura ditë e natë e s’keni nevojë t’i thyeni.

A do na e mbani derën hapur se 25 vjet kemi trokitur e nuk kemi hapur asnjë derë me të thënë të drejtën?

E dyta: Po ç’bëhet? A do bëhet një parkim i madh këtu në Tiranë. Kaq e vështirë qenka kjo punë o burrë i dheut?!

Po të na bëjnë një ftesë ne të gjithëve të japim një mijë lekë dhe të bëjmë një parkim se po vriten njerëzit për një vend parkimi apo një gërvishtje makine.

Janë gjëra të vogla në dukje e duken sikur nuk kanë lidhje fare me artin, por kanë lidhje me kulturën e këtij kombi. Në realizofsh këto detyra, siç ke realizuar aty ku ke qenë, ashtu siç kemi dëgjuar, do jesh i nderuar dhe i reskeptuar. Na mbani dyert hapur”.

SHKARKO APP