FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reshje bore dhe temperatura të ulëta, bllokohet sërish nga ortekët Qafë Thore

Mëngjesin e sotëm, në zonën e tuneleve në Qafë Thore, janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, duke sjellë bllokimin e plotë të segmentit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, reshjet intensive të orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me luhatje të temperaturave që aktualisht shënojnë rreth 0°C, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masiveve të dëborës nga shpatet malore mbi rrugë.

Si pasojë e rrëshqitjes së ortekëve, zona e tuneleve është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa rreziku për rënie të tjera mbetet i lartë. Sasia e konsiderueshme e borës së akumuluar në terren, e kombinuar me temperaturat në rritje, rrit probabilitetin për aktivizim të mëtejshëm të ortekëve gjatë orëve në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strukturat përkatëse të mirëmbajtjes rrugore dhe emergjencave civile janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ndërhyrja për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit pritet të nisë sapo kushtet të konsiderohen të sigurta për ekipet në terren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen drejt kësaj zone deri në një njoftim të dytë dhe të ndjekin informacionet zyrtare për përditësime mbi gjendjen e rrugës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?