Reshje bore me intensitet të lartë në Dibër. Kalimi i rrugëve bëhet vetëm me zinxhirë

Territori i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dendura në të gjithë territorin e Bashkisë së Dibrës.

Reshjet kanë filluar në orët e para të mëngjesit dhe deri tani në këto momente vazhdojnë me intensitet të lartë. Trashësia e dëborës në qytet arrin në 15 cm. Ndërsa në zonat e larta, Kalaja e Dodës, Selishtë, Grykë Nokë trashësia shkon deri në 25 cm.

Akset Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

SHKARKO APP