Reshje dëbore në Dardhë dhe Voskopojë, qarkullimi vetëm me zinxhirë

Dëbora ka zbardhur fshatrat turistike të Voskopojës, Dardhës, si dhe qafën e Qarrit. Në zonën e Dardhës trashësia e dëborës është rreth 15-20 cm.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal rrugët janë të hapura dhe deri më tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente por me intensitet të ulët. Ndërkohë, Policia rrugore ka ngritur postblloqe për monitorimin e situatës dhe nuk lejon asnjë automjet të udhëtojnë pa zinxhirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë stinë, Dardha është një nga zonat më të vizitura nga turistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?