Reshje dëbore në Korçë, autoritetet apelojnë për përdorimin e gomave dimërore
Reshje dëbore janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës, në qarkun e Korçës, në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, ku trashësia e saj ka arritur nga 5 deri në 10 centimetra.
Autoritetet po vijojnë punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e një qarkullimi të sigurt si për banorët, ashtu edhe për vizitorët.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisin automjetet me goma dimërore.
KOHA JONË SONDAZH

