Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që pritet edhe reshje të izoluara në fragmente të shkurtra kohore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësitë për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 24°C.