Reshje intensive bore në qarkun e Korçës, temperaturat deri në -7. Probleme me energjinë
Reshje intensive bore janë regjistruar gjatë natës në Qarkun e Korçës. Dëbora, e shoqëruar me erë të fortë në zonat malore ka nisur përgjatë intervalit të orës 19:00 deri në 02 të mëngjesit, ndërsa trashësia e saj varion nga 10-20 cm.
Raportohet se autoritetet rrugore janë angazhuar për mbajtjen e rrugëve të hapura për qarkullimin e mjeteve, duke bërë kriposjen e tyre apo dhe pastrimin e dëborës. ndërkohë që temperaturat vazhduan që të uleshin, ndërsa në orët e mëngjesit kanë shkuar deri në – 7 gradë celsius.
Po ashtu, autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me zinxhirë ose goma dimërore.
Nga informacionet e dhëna nga OSHEE, probleme ne furnizimin me energji janë krijuar ne fidrin qe furnizon fshatrat Dishnice, Barc, ne fidrin e Cangonjit, Bilishtit, dhe ne dy fidrat e Maliqit si dhe ne fidrin e Pogradecit ëe furnizon bregun e liqenit. Mësohet se grupet e punes po punojne per riparimin e defekteve.