Reshje intensive dhe përmbytje, 2 qarqet që rrezikohen
Dita e sotme rikthen reshjet intensive në shumicën e qarqeve në vend. IGJEUM bën me dije se dy qarqe janë në rrezik për përmbytje për shkak të prurjeve që pritet të sjellin përrenjtë dhe lumenjtë.
“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”- paralajmeron IGJEUM.
RESHJET
Sot, (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
TEMPERATURAT
E martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16 °C
në vendet e ulëta: 11 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 10 °C
ERA
E martë, dt.20, era pritet të fryjë e lehtë.

KOHA JONË SONDAZH

