Reshje në disa zona dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të të kthjellët por që herë pas here do të ketë edhe reshje të izoluara dhe jo me intensitet të lartë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verio-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të kthjellët por që herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 09°C.