Reshje shiu dhe bore në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas gradualisht shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Prej orëve të pasdites në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në veri-verilindje e juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 17 m/s, me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?