Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës, ARRSH tregon situatën: Akset rrugore janë të kalueshme

Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës.

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Swiss Digital Mobile Reklama

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?