Reshje shiu dhe shtrëngata, ja si do jetë moti sot
Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të karakterit lokal do të paraqiten në orët e para të ditës, ku me karakter shtrëngatash do të jenë në zonat juglindore dhe në ekstremin verior.
Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe qendër, por në rajonin jugor mbeten prezent vranësirat e dendura dhe reshje lokale.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

