Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme në vendin tonë, do mbizotërojë, mot me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në Veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore e në Jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në Verilindje- Juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/sek

Swiss Digital Mobile Reklama

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?