Reshje shiu dhe stuhi ere në Kukës, ulen ndjeshëm temperaturat

 

"Gusht e gunë"- thote nje fjale popullore. Pasditen e së hënës, i gjthë territori i qarkut të Kukësit, është shoqëruar me një stuhi të fortë dhe reshje shiu.

Pas më shumë se një muaji, temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, këtë pasdite rrezet e forta të diellit janë zëvëndësuar nga erëra të forta, duke ngritur në atmosferë pluhurin i cili u largua sapo reshjet e shiut nisën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një intensitet të lartë, këto reshje kanë sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, duke rikthyer freskinë karakteristike të zonave malore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime zyrtare të policisë, thonë se nuk është raportuar për ndonjë problematikë tek popullata, megjithatë në disa zona të thella shpejtësia e erës ka dëmtuar çatitë metalike të disa stallave të bagëtive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?