Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Edhe kjo e premte, ashtu sikurse ditët e mëparshme, do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm.

Në zonat malore pritet të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë prezente reshjet e shiut.

Gjatë ditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në Bajram Curr dhe Peshkopi deri në 21 gradë Celsius në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa valëzimi në det nuk do t’i kalojë 1 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?