Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Dita do të nisë me reshje në të gjithë territorin, por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do ti lënë vendin kthjellimeve.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 21°C.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por që herë pas here do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C deri në 16°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 18°C.