Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?