Reshje shiu në fundjavë, pushimet nuk do t’iu prishen

Rikthehen temperaturat e larta për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata afrikane që kanë prekur vendin tonë. Dita e martë dhe e mërkurë janë më të nxehtat gjatë kësaj jave.

Gjatë kësaj jave parashikohet të ketë edhe reshje shiu, kryesisht në veri të vendit por kjo situatë meteorlogjike nuk do të prishë aspak pushimet për ata që kanë zgjedhur bregdetin dhjetë ditëshin e fundit të muajit gusht.

Rrebeshet dhe stuhitë që kanë përfshirë Evropën qendrore dhe atë perëndimore parashikohet sipas meteorologëve që prekin edhe vendin tonë, por kjo situatë pritet në fillim të muajit shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?