Reshje shiu por temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme në vendin tonë, si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit shqiptar, moti do të vijojë i paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, deri mesatare ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dëndura, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore, si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Zonat malore, deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Zonat bregdetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?