Reshje të dendura dëbore edhe në zonat e ulëta. Njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme do të sjellë reshje dëbore edhe në lartësi të ulët mbi nivelin e detit.

Shërbimi Metrologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e dëborës do të fillojnë mbrëmjen e së martës dhe më intensive do të jenë në zonat malore.

Parashikimi i plotë:

Dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Duke nisur nga orët e pasdites të ditës së Martë vendi përfshihet i gjithi nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për tu theksuar është fakti se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.

Reshjet e dëborës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perëndimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës së mërkurë vendet e ulëta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore.

Dita e enjte dhe ajo e premte do të kenë mot të kthjellët por gjithashtu të acartë shoqëruar me ngrica dhe akullëzim si dhe me temperatura të ulëta dhe negative në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

Përgjatë ditës së martë, mërkurë dhe të enjte problematike do të jetë era fillimisht me drejtim nga kuadrati i jugut dhe më pas nga ai i veriut. Era do të jetë me shpejtësi mesatare 5-13m/s por hera herës ajo arrin shpejtësinë deri në 25-30m/s. Era më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.

SHKARKO APP