Reshje të lehta shiu në të gjithë territorin, parashikimi i motit për sot

Sipas Meteoalb në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu. Po ashtu, gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet forcim i paramatrit të  erës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi  perëndimor veriperëndimo duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP