Reshjet e borës, Veliaj apel qytetarëve: Tregoni kujdes në lëvizje; Mbi 1200 punonjës në terren

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pas rënies së borës në Tiranë.  Në mesazhin drejtuar qytetarëve, kreu i bashkisë u kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet, ndërsa garanton se 1200 punonjës të Bashkisë janë në terren për zgjidhjen e problematikave që mund të shfaqen.

“Në Tiranë ka rënë 5 cm dëborë, por më shumë reshje ka patur në zonat rurale. Nata do të jetë e ftohtë me temperatura nën zero. Për pasojë do kenë ngrica në rrugë dhe trotuare. Bashkia e Tiranës ka mbi 1200 veta në terren. Ju lutemi të tregoni kujdes në lëvizje dhe kufizoni shpejtësinë”, thekson Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?