Reshjet e dëborës zbardhin vendin nga veriu në juglindje, disa akse të bllokuara

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta, kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Dendësia e dëborës prej disa orësh ka shkaktuar problematika në akset kryesore.

Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër, është bërë i pakalueshëm që prej pasdites së djeshme. Po ashtu, aksi “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan” ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve me instensitet të lartë.

Në Kukës ka prezencë të borës në të gjitha akset por pa probleme me qarkullimin. Ndërkohë edhe në Shkodër nuk raportohet për problematika, borëpastrueset ndodhen në terren për të mbajtur rrugët të kalueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, ka mbetur i bllokuar prej disa orësh mbrëmjen e djeshme. Me dhjetëra automjete dhe furgona pasagjerësh kanë mbetur të bllokuara nga reshjet intensive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zonën e Qaf Shtamës, trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm, ndërsa nuk ka probleme me qarkullimin.

Reshjet e dëborës, kanë përfshirë edhe juglindjen, ku në Voskopojë trashësia arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore.

Akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin,Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohen pa vështirësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?